Josiu
12 Këta janë mbretërit e vendit që u mundën nga bijtë e Izraelit, të cilët shtien në dorë vendin e tyre nga ajo anë e Jordanit nga lind dielli,+ nga lugina e përroit të Arnonit+ deri në malin e Hermonit+ dhe tërë Arabahun,+ nga lind dielli: 2 Sihoni,+ mbreti i amoritëve, që banonte në Heshbon.+ Ai sundonte nga Aroeri,+ që ishte buzë luginës së përroit të Arnonit,+ dhe përfshinte gjysmën e luginës së përroit dhe gjysmën e Galaadit, deri në luginën e përroit të Jabokut,+ që është kufiri me bijtë e Amonit. 3 Përfshinte edhe Arabahun+ deri në detin e Kineretit+ drejt lindjes, e deri në detin e Arabahut, që është Deti i Kripur,+ në lindje në drejtim të Beth-Jeshimotit,+ dhe drejt jugut poshtë shpateve të Pisgahut.+
4 Pastaj Ogu,+ mbreti i Bashanit me territorin e tij, që përfshinte atë që mbetej nga refaimët.+ Ai banonte në Ashtarot+ dhe në Edrei+ 5 e sundonte në malin e Hermonit,+ në Salekah dhe në tërë Bashanin,+ deri në kufi me geshuritët+ e me makathitët,+ si edhe mbi gjysmën e Galaadit deri në territorin e Sihonit,+ mbretit të Heshbonit.+
6 Ata u mundën nga Moisiu, shërbëtori i Jehovait, dhe nga bijtë e Izraelit.+ Pas kësaj, Moisiu, shërbëtori i Jehovait, ua dha atë në zotërim rubenitëve,+ gaditëve+ dhe gjysmës së fisit të Manaseut.+
7 Këta janë mbretërit e vendeve që Josiu dhe bijtë e Izraelit mundën në atë anë të Jordanit që binte nga perëndimi, nga Baal-Gadi+ në luginën* e Libanit+ deri në malin e Halakut,+ që ngjitet deri në Seir,+ (më pas, vendet e tyre Josiu ua dha në zotërim fiseve të Izraelit, secilit pjesën e vet,+ 8 në rajonin malor, në Shefelah, në Arabah, në shpatet e maleve, në shkretëtirë dhe në Negeb,+ domethënë vendin e hititëve, amoritëve,+ kananitëve, perezitëve, hivitëve dhe jebusitëve):+
9 Mbreti i Jerikosë,+ mbreti i Ait,+ pranë Bethelit,
10 mbreti i Jerusalemit,+ mbreti i Hebronit,+
11 mbreti i Jarmuthit,+ mbreti i Lakishit,+
12 mbreti i Eglonit,+ mbreti i Gezerit,+
13 mbreti i Debirit,+ mbreti i Gederit,
14 mbreti i Hormahut, mbreti i Aradit,
15 mbreti i Libnahut,+ mbreti i Adulamit,
16 mbreti i Makedahut,+ mbreti i Bethelit,+
17 mbreti i Tapuahut, mbreti i Heferit,+
18 mbreti i Afekut, mbreti i Lasharonit,
19 mbreti i Madonit,+ mbreti i Hazorit,+
20 mbreti i Shimron-Meronit, mbreti i Akshafit,+
21 mbreti i Tanakut, mbreti i Megidos,+
22 mbreti i Kedeshit, mbreti i Jokneamit+ në Karmel,
23 mbreti i Dorit në kreshtën e malit të qytetit të Dorit,+ mbreti i Gojimit në Gilgal