Josiu
2 Atëherë Josiu, biri i Nunit, dërgoi fshehurazi nga Shitimi+ dy burra si zbulues, të cilëve u tha: «Shkoni, hidhini një sy vendit dhe Jerikosë.» Kështu ata shkuan e mbërritën në shtëpinë e një prostitute me emrin Rahaba+ dhe bujtën atje. 2 Këtë gjë ia treguan mbretit të Jerikosë dhe i thanë: «Sonte këtu hynë disa burra nga bijtë e Izraelit për të hetuar vendin.» 3 Atëherë mbreti i Jerikosë i çoi fjalë Rahabës: «Nxirri jashtë ata që erdhën në shtëpinë tënde, se kanë ardhur për të hetuar tërë vendin.»+
4 Ndërkohë gruaja i mori dy burrat dhe i fshehu. Pastaj tha: «Po, burrat erdhën tek unë, por unë nuk e dija nga ishin. 5 Ata dolën në kohën kur mbyllet porta,+ ndaj të ngrysur, dhe nuk e di se nga shkuan. Ndiqini pa humbur kohë, se do t’i zini.» 6 (Por ajo i kishte hipur në tarracë+ dhe i mbante të fshehur nën kërcejtë e lirit që kishte shtruar aty radhë-radhë.) 7 Ata u vunë në ndjekje të tyre në drejtim të Jordanit, te vau,+ dhe sa dolën, porta u mbyll menjëherë.
8 Para se këta të shtriheshin, ajo u ngjit tek ata në tarracë 9 dhe u tha: «Unë e di se Jehovai ka për t’jua dhënë vendin.+ Ne na ka zënë lemeria+ nga ju dhe të gjithë banorët e vendit i ka lëshuar zemra nga frika juaj,+ 10 sepse kemi dëgjuar se si Jehovai thau ujërat e Detit të Kuq para jush kur dolët nga Egjipti,+ dhe se çfarë u bëtë dy mbretërve të amoritëve matanë Jordanit, domethënë Sihonit+ dhe Ogut,+ të cilët i shfarosët.+ 11 Kur e morëm vesh, zemra na u mpak+ dhe askujt nuk i mbeti më asnjë fije guximi* nga frika juaj,+ sepse Jehovai, Perëndia juaj, është Perëndi atje lart në qiej dhe këtu poshtë në tokë.+ 12 E tani, ju lutem, m’u betoni për Jehovain+ se, meqë u tregova dashamirëse me ju, do të tregoheni edhe ju dashamirës me shtëpinë e atit tim.+ Jepmëni një shenjë+ të besueshme 13 se do t’i lini gjallë babanë+ e nënën time, vëllezërit e motrat e mia, tok me të gjithë njerëzit e tyre, dhe se do të na shpëtoni nga vdekja.»*+
14 Ata iu përgjigjën: «Vdekshim ne* në vendin tuaj!+ Po të mos tregoni për ne, ne do të tregohemi dashamirës dhe besnikë me ju,+ kur Jehovai të na japë vendin.» 15 Pas kësaj, ajo i zbriti me litar nga dritarja, pasi shtëpia e saj ishte mbi njërën anë të murit të qytetit dhe ajo banonte pikërisht aty.+ 16 Më pas u tha: «Shkoni në rajonin malor, që të mos ju gjejnë ata që ju ndjekin. Rrini fshehur atje tri ditë, gjersa ata të kthehen, e më pas shkoni nga ta keni drejtimin.»
17 Atëherë burrat ia kthyen: «Ne nuk mbajmë faj për këtë be që na detyrove të zëmë.+ 18 Kur ne të vijmë këtu, ti duhet ta lidhësh këtë kordon me ngjyrë të kuqe të ndezur në dritaren nga e cila na zbrite dhe duhet të mbledhësh në shtëpinë tënde babanë, nënën, vëllezërit e tu dhe tërë shtëpinë e atit tënd.+ 19 Nëse dikush del jashtë dyerve të shtëpisë sate,+ gjaku i tij do të bjerë mbi kokën e tij dhe ne nuk kemi faj për të. Por gjaku i atij që rri në shtëpi me ty, do të bjerë mbi kokën tonë, nëse dikush e prek me dorë. 20 Po kallëzove për ne,+ ne nuk kemi faj për këtë be që na detyrove të zëmë.» 21 Atëherë ajo tha: «U bëftë ashtu si thatë!»
Kështu i nisi dhe ata u vunë në udhë. Pastaj ajo lidhi në dritare kordonin me ngjyrë të kuqe të ndezur. 22 Ata shkuan në rajonin malor dhe qëndruan atje tri ditë, derisa u kthyen ndjekësit që i kishin kërkuar në çdo rrugë, por nuk i kishin gjetur. 23 Dy burrat zbritën sërish nga rajoni malor, kaluan lumin dhe vajtën te Josiu, biri i Nunit, e i treguan gjithë sa u kishte ngjarë. 24 Pastaj i thanë Josiut: «Jehovai na e ka dhënë mbarë vendin në dorë,+ ndaj të gjithë banorët e vendit i ka lëshuar zemra për shkakun tonë.»+