27 Le t’ua shesim ismaelitëve,+ dhe të mos ngremë dorë kundër tij.+ Në fund të fundit, është vëllai ynë, mishi ynë.» Kështu, ata e dëgjuan vëllanë e tyre.+
35 Gjithë bijtë e bijat e tij vinin për ta ngushëlluar,+ por ai nuk pranonte të ngushëllohej dhe thoshte:+ «Do të zbres të mbaj zi tek im bir, në Sheol!»* Dhe ati i tij vazhdoi ta qante.
20 Dhe ne iu përgjigjëm: ‘Kemi një baba të moshuar dhe djalin e pleqërisë së tij, më të voglin.+ Por vëllai i tij ka vdekur, dhe vetëm ai ka mbetur nga nëna e tij.+ Prandaj i ati e do shumë.’