26 Gjysma e siklës për kokë ishte sa gjysma e siklës së vendit të shenjtë, për këdo që përfshihej te të regjistruarit, nga njëzet vjeç e lart.+ Këta ishin gjithsej gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë veta.+
32 Këta ishin bijtë e Izraelit, që ishin regjistruar sipas shtëpive të tyre atërore. Të gjithë të regjistruarit nëpër kampe, sipas njësive të tyre ushtarake, ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë veta.+
29 Kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë,+ po, të gjithë të regjistruarit që janë mes jush nga njëzet vjeç e lart, të gjithë ju që keni murmuritur kundër meje.+
23 Bijtë e tyre i bëre të shumtë si yjet e qiejve.+ Pastaj i çove në vendin+ që u kishe premtuar paraardhësve+ të tyre se do të hynin për ta shtënë në dorë.