4 Kështu, kur Jezebela+ shfaroste profetët e Jehovait,+ Abdia mori njëqind profetë dhe i mbajti të fshehur, pesëdhjetë në një shpellë, dhe pesëdhjetë në një tjetër. U siguroi, gjithashtu, bukë e ujë.)+
2 Atëherë Jezebela i dërgoi Elijas një lajmëtar për t’i thënë: «Kështu bëfshin perënditë,+ madje edhe më keq,+ nëse nesër në këtë kohë nuk do të kem bërë që shpirti yt të përfundojë si shpirti i secilit prej tyre!»
15 Sapo dëgjoi se Nabotin e kishin qëlluar me gurë dhe kishte vdekur, Jezebela i tha Akabit: «Çohu, shtjer në dorë vreshtin e Nabotit, jezrelitit,+ që nuk pranoi të ta shiste, sepse ai nuk është më gjallë, por ka vdekur.»
25 As edhe një nuk është treguar si Akabi,+ të cilin e ndërseu+ Jezebela,+ e shoqja. Ai e shiti veten për të bërë atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait