6 Perëndia i vërtetë ia ktheu në ëndërr: «Edhe unë e di se këtë e ke bërë me zemër të ndershme,+ dhe po të ndaloja që të mos mëkatoje kundër meje.+ Ja përse nuk të lejova ta prekje.+
12 Ai njeri që sillet me arrogancë,* duke mos e dëgjuar priftin që është aty për t’i shërbyer Jehovait, Perëndisë tënd, ose gjykatësin,+ duhet të vdesë.+ Hiqe të keqen nga Izraeli.+
23 sepse rebelimi+ është njëlloj si mëkati i fallit+ dhe të hidhesh e të veprosh me arrogancë* është njëlloj si të përdorësh fuqi magjike dhe idhuj shtëpie.*+ Meqë ti ke hedhur poshtë fjalën e Jehovait,+ edhe ai po të hedh poshtë ty, që të mos jesh më mbret.»+
7 Në çast Jehovait iu ndez zemërimi+ kundër Uzahut dhe Perëndia i vërtetë e goditi+ atje për veprimin pa respekt. Kështu ai vdiq aty, pranë arkës së Perëndisë së vërtetë.+
16 Por me t’u bërë i fortë, zemra e tij u bë fodulle+ aq sa e rrënoi,+ kështu që ai veproi me pabesi kundër Jehovait, Perëndisë së tij, dhe hyri në tempullin e Jehovait për të djegur temjan mbi altarin e temjanit.+