19 O zorrët e mia, zorrët e mia! Kam dhembje të forta në zemër.+ Zemra ime është e trazuar.+ Nuk mund të hesht, sepse shpirti im ka dëgjuar tingullin e bririt, kushtrimin për luftë.+
26 O bijë e popullit tim, vishu me copë thesi+ dhe zhgërryhu në hi.+ Mbaj zi si për një bir të vetëm, vajto me hidhërim,+ sepse plaçkitësi do të vijë befas drejt nesh.+
9Ah, sikur koka ime të ishte si ujërat dhe sikur sytë e mi të ishin si burim lotësh!+ Atëherë do të qaja ditë e natë për të vrarët e bijës së popullit tim.+
8 Për këtë arsye do të vajtoj e do të ulërij.+ Do të eci këmbëzbathur e lakuriq.+ Do të vajtoj si çakejtë dhe do të lëshoj britma të përvajshme si femra e strucit.