18 Për Zabulonin tha:+
«Gëzo, o Zabulon, në udhëtimet e tua tregtare,
dhe ti, Isahar, gëzo në tendat e tua!+
19 Ata do t’i ftojnë popujt në mal.
Atje do të ofrojnë flijime drejtësie,
sepse do të ngopen me pasuritë e bollshme të deteve
dhe me thesaret e fshehura të rërës.»