-
Zanafilla 28:16-19Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
16 Atëherë Jakobi u zgjua dhe tha: «Jehovai është vërtet në këtë vend dhe unë nuk e dija.» 17 Pastaj e zuri frika dhe shtoi: «Ky vend të ngjall nderim të thellë! S’mund të jetë gjë tjetër veçse shtëpia e Perëndisë+ dhe porta e qiejve.»+ 18 Kështu Jakobi u çua herët në mëngjes, mori gurin ku kishte mbështetur kokën, e ngriti si një shtyllë dhe derdhi vaj mbi të.+ 19 Prandaj e quajti atë vend Bethel;* më parë qyteti quhej Luz.+
-