-
Zanafilla 49:29-33Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
29 Pastaj u dha këtë urdhër: «Unë po bashkohem me popullin tim.*+ Më varrosni me etërit e mi në shpellën që është në arën e Efronit, hititit,+ 30 në arën e Makpelahut, përballë Mamresë, në vendin e Kananit, që Abrahami ia bleu Efronit, hititit, si pronë për varre. 31 Atje është varrosur Abrahami dhe gruaja e tij, Sara,+ atje është varrosur Isaku+ dhe gruaja e tij, Rebeka, dhe atje unë varrosa Lean; 32 ara dhe shpella që ndodhet aty, iu blenë bijve të Hethit.»+
33 Pasi u dha këto amanete bijve të tij, Jakobi u shtri përsëri në shtrat, dha frymë dhe u bashkua me popullin e tij.*+
-
-
Zanafilla 50:13, 14Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
13 E çuan në vendin e Kananit dhe e varrosën në shpellën e arës së Makpelahut, në arën përballë Mamresë, që Abrahami ia bleu Efronit, hititit, si pronë për varre.+ 14 Pasi e varrosi të atin, Jozefi u kthye në Egjipt bashkë me vëllezërit dhe me gjithë ata që kishin shkuar me të për të varrosur të atin.
-