-
Eksodi 26:22-25Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
22 Për pjesën e pasme të tabernakullit, në perëndim, bëni gjashtë skelete druri.+ 23 Bëni edhe dy skelete për të mbajtur dy qoshet në pjesën e pasme të tabernakullit. 24 Skeletet duhet të kenë dy pjesë druri, nga poshtë deri lart në majë, të cilat do të bashkohen me njëra-tjetrën tek unaza e parë; kështu do të bëhen të dyja skeletet, të cilat do të shërbejnë si mbajtëse për të dyja qoshet. 25 Pra, pjesa e pasme do të ketë 8 skelete druri dhe 16 bazamente argjendi me fole: dy bazamente poshtë çdo skeleti.
-