-
Eksodi 33:1, 2Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
33 Jehovai i tha akoma Moisiut: «Ngrihu që këtu bashkë me popullin që nxore nga vendi i Egjiptit dhe nisu drejt vendit që iu betova Abrahamit, Isakut dhe Jakobit: ‘Do t’ia jap pasardhësit* tënd.’+ 2 Unë do të dërgoj para teje një engjëll+ dhe do të dëboj kananitët, amoritët, hititët, perezitët, hivitët dhe jebusitët.+
-
-
Nehemia 9:7, 8Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
7 Ti je Jehovai, Perëndia i vërtetë, që e zgjodhe Abramin+ dhe e nxore nga Uri+ i kaldeasve e i vure emrin Abraham.+ 8 Ti pe që zemra e tij ishte besnike ndaj teje,+ kështu bëre me të një besëlidhje që t’i jepje atij dhe pasardhësit* të tij vendin e kananitëve, të hititëve, të amoritëve, të perezitëve, të jebusitëve dhe të girgasitëve.+ Ti i mbajte premtimet, sepse je i drejtë.
-