11 Kurse lëkura dhe gjithë mishi i demit, si edhe koka, kërcinjtë, zorrët dhe bajgat,+ 12 pra gjithë pjesa tjetër e demit do të çohet në rrethinat e kampit, në një vend të pastër, aty ku hidhet hiri, dhe prifti do ta djegë në zjarrin e druve;+ duhet djegur atje ku hidhet hiri.