-
Ligji i përtërirë 8:7-9Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
7 sepse Jehovai, Perëndia yt, po të çon në një vend të mirë,+ në një vend me përrenj* plot ujë, me kroje e me burime të thella që vërshojnë nëpër lugina* e male; 8 në një vend me grurë, elb, hardhi, fiq dhe shegë;+ në një vend me vaj ulliri e mjaltë;+ 9 në një vend me ushqim të bollshëm, ku nuk do të të mungojë asgjë; në një vend ku gurët kanë hekur dhe nga malet do të nxjerrësh bakër.
-