25 Bëri edhe altarin e temjanit+ me dru akacieje; ai ishte katror, një kut i gjatë, një kut i gjerë dhe dy kute i lartë, dhe brirët ishin një trup me altarin.+ 26 E veshi me ar të kulluar: pjesën e sipërme, anët rreth e qark dhe brirët, kurse përreth i bëri një kornizë dekorative prej ari.