1 Këto janë fjalët që Moisiu i tha tërë Izraelit në rajonet e shkreta të Jordanit, në rrafshinat e shkreta përballë Sufit, midis Paranit, Tofelit, Labanit, Hazerotit dhe Dizahabit. 2 Nga Horebi deri në Kadesh-Barnea,+ duke ndjekur udhën e malit Seir, duhen 11 ditë rrugë.