5 Flijimi duhet të jetë i shëndetshëm+ dhe mashkull njëvjeçar;* mund të zgjidhni ose nga qengjat, ose nga kecat. 6 Kujdesuni për të deri ditën e 14-të të këtij muaji,+ dhe çdo familje e kongregacionit* të Izraelit ta therë në të ngrysur.*+
7 Josia dha këto kope si kontribut për popullin: 30.000 qengja meshkuj dhe keca meshkuj si flijim për Festën e Kalimit për të gjithë ata që ishin të pranishëm, si dhe 3.000 gjedhë. Këto ishin prej zotërimeve të mbretit.+