-
Josiu 2:12, 13Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
12 Tani, ju lutem, m’u betoni për Jehovain se do të tregoni dashuri besnike për shtëpinë e babait tim, siç tregova unë dashuri besnike për ju, dhe më jepni diçka si garanci se do ta mbani fjalën.* 13 Ju duhet t’ia kurseni jetën babait e nënës sime, vëllezërve e motrave të mia, me gjithë njerëzit e tyre, dhe duhet të na shpëtoni nga vdekja.»+
-
-
Josiu 2:17-19Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
17 Burrat i thanë: «Do të jemi të lirë nga kjo be që na detyrove të zëmë,+ 18 nëse, kur të vijmë këtu, nuk ke lidhur këtë litar me ngjyrë të kuqe të ndezur në dritaren nga e cila na zbrite. Gjithashtu duhet të mbledhësh në shtëpinë tënde babanë, nënën, vëllezërit e tu dhe tërë shtëpinë e babait tënd.+ 19 Megjithatë, nëse dikush del jashtë dyerve të shtëpisë sate, do të jetë përgjegjës për vdekjen e vet* dhe ne nuk do të mbajmë faj për të. Ama, po t’i ndodhë diçka e keqe* kujtdo që është në shtëpi me ty, do të jemi ne përgjegjës për vdekjen e tij.
-