36 Pastaj Josiu bashkë me tërë Izraelin u ngjitën nga Egloni në Hebron+ dhe luftuan kundër tij. 37 Ata e pushtuan qytetin dhe shkuan në teh të shpatës mbretin, qytezat e tij dhe këdo* në të, e nuk lanë gjallë asnjë. Josiu e shkatërroi Hebronin dhe këdo* në të, ashtu siç kishte bërë me Eglonin.
13 Ashtu siç e urdhëroi Jehovai, Josiu i dha Kalebit,+ birit të Jefunehut, një pjesë mes pasardhësve të Judës, domethënë Kiriat-Arbën (Arba ishte ati i Anakut), pra Hebronin.+
11 Në rajonin malor të Judës, ata u dhanë Hebronin,+ domethënë Kiriat-Arbën+ (Arba ishte ati i Anakut) me kullotat e tij rreth e qark. 12 Kurse fushën e qytetit dhe fshatrat e tij ia dhanë për pronë Kalebit, birit të Jefunehut.+
55 Atyre u dhanë Hebronin+ në vendin e Judës, me kullotat e tij rreth e qark. 56 Kurse fushën e qytetit dhe fshatrat e tij ia dhanë Kalebit,+ birit të Jefunehut.