8 Tregoji dashuri besnike shërbëtorit tënd,+ sepse ke bërë një besëlidhje me shërbëtorin tënd para Jehovait.+ Por nëse jam fajtor,+ më vrit me dorën tënde. Pse të më dorëzosh te babai yt?»
42 Jonatani i tha Davidit: «Shko në paqe, sepse jemi betuar që të dy+ në emër të Jehovait: ‘Jehovai qoftë përjetë mes meje e teje dhe mes pasardhësve* të mi e pasardhësve* të tu.’»+
Pastaj Davidi iku, kurse Jonatani u kthye në qytet.
7 Megjithatë mbreti tregoi dhembshuri ndaj Mefiboshetit,+ djalit të Jonatanit, djalit të Saulit, për shkak të besës që Davidi dhe Jonatani,+ djali i Saulit, kishin lidhur përpara Jehovait.