-
2 Samuelit 14:1-3Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
14 Tani Joabi, biri i Zerujasë,+ e mori vesh se mbretin e kishte marrë shumë malli për Absalomin,+ 2 prandaj dërgoi njerëz që t’i thirrnin nga Tekoa+ një grua të zgjuar dhe i tha: «Të lutem, bëj sikur mban zi dhe vishu me rroba zie e mos u lyej me vaj.+ Sillu si një grua që mban zi nga kohë për një të vdekur. 3 Pastaj hyr te mbreti e thuaji kështu.» Dhe Joabi e mësoi çfarë të thoshte.*
-