23 Në atë kohë, këshilla që jepte Ahithofeli+ konsiderohej sikur të ishte fjala* e Perëndisë së vërtetë. Kështu vlerësohej çdo këshillë e Ahithofelit, si nga Davidi, ashtu edhe nga Absalomi.
14 Atëherë Absalomi dhe tërë burrat e Izraelit thanë: «Këshilla e arkitit Hushá është më e mirë+ se këshilla e Ahithofelit!» Se Jehovai kishte vendosur* që ta bënte të kotë këshillën e menduar mirë të Ahithofelit,+ me qëllim që Jehovai të sillte të keqen mbi Absalomin.+
8 Këta janë emrat e luftëtarëve të fuqishëm të Davidit:+ Josheb-Bashebethi, një tahkemonit, kreu i treshes.+ Në një rast, ai vrau 800 burra me heshtën e tij.