-
2 Samuelit 17:27-29Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
27 Sapo Davidi mbërriti në Mahanaim, Shobi, djali i Nahashit nga Rabahu+ i amonitëve, Makiri,+ djali i Amielit nga Lo-Debari, dhe Barzilai,+ një galadit nga Rogelimi, 28 sollën shtretër, legenë, enë balte, grurë, elb, miell, drithë të pjekur, bathë, thjerrëza, drithë të tharë, 29 mjaltë, gjalpë, dhen dhe djathë.* Ata ia çuan të gjitha këto Davidit dhe njerëzve që ishin me të që t’i hanin,+ sepse thanë: «Populli në shkretëtirë është i uritur, i lodhur e i etur.»+
-