13 Pastaj nga qielli Jehovai nisi të gjëmonte,+
e kur zëri i Më të Lartit kumboi,+
breshër dhe thëngjij të zjarrtë vërshuan.
14 I hallakati armiqtë e mi me shigjetat që vrik u hodhi,+
me rrufetë që mbi ta lëshoi, krejt i hutoi.+
15 Nga qortimi yt, o Jehova,
nga shkulmi i frymës së flegrave të tua,
shtretërit e lumenjve dolën në shesh,+
themelet e tokës u zbuluan.+
16 Nga atje lart, ai dorën shtriu e më mori,
e nga të thellat ujëra më nxori.+