23 Por ai nuk pranoi të ndalej, prandaj Abneri e goditi në bark me pjesën e prapme të heshtës.+ Heshta i doli nga kurrizi, dhe ai ra përtokë e vdiq në vend. Të gjithë ata që kalonin andej, ndaleshin një çast e shikonin vendin ku vdiq Asaheli.
27Ky ishte numri i izraelitëve, i krerëve të shtëpive atërore, i krerëve të mijësheve dhe të qindësheve,+ si dhe i zyrtarëve të tyre që i shërbenin mbretit+ për çdo çështje lidhur me ndarjet e atyre që hynin e dilnin çdo muaj të vitit. Çdo ndarje kishte 24.000 veta.