8 Unë flas me të sy për sy,*+ e ia them gjërat qartë e jo me gjëegjëza. Unë, Jehovai, i shfaqem atij para syve. Si nuk patët frikë, pra, të flitnit kundër shërbëtorit tim, kundër Moisiut?»
6 Ai u tha njerëzve të vet: «Duke e ditur pikëpamjen e Jehovait, nuk më shkon kurrë ndër mend t’i bëj një gjë të tillë zotërisë tim, të mirosurit* të Jehovait, të ngre dorë kundër tij, sepse është i mirosuri i Jehovait.»+
4 Atëherë Sauli i tha armëmbajtësit të tij: «Nxirre shpatën dhe më vrit, që këta të parrethprerë+ të mos më trajtojnë me mizori* e të më vrasin.» Por armëmbajtësi nuk donte, sepse kishte shumë frikë. Kështu Sauli mori shpatën dhe u hodh mbi të.+