-
Isaia 44:19, 20Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
19 Askush nuk i thërret mendjes.*
Askush nuk ka njohuri e nuk kupton që të thotë:
«Gjysmën e dogja në zjarr
dhe mbi prushin e saj poqa bukën e mishin dhe hëngra.
Por tani, a duhet të bëj me atë që mbetet një gjë të pështirë?+
A duhet të adhuroj një copë* druri?»
20 Ai ushqehet me hi.
Zemra e mashtruar e ka çuar në rrugë të gabuar.
Ai nuk e shpëton dot veten dhe as nuk thotë:
«A nuk është gënjeshtër kjo që mbaj në dorë?»*
-