-
2 Kronikave 21:18-20Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
18 Pas gjithë kësaj, Jehovai bëri që t’i binte një sëmundje e pashërueshme në zorrë.+ 19 Kohë më pas, kur u mbushën plot dy vjet, atij i dolën zorrët për shkak të sëmundjes dhe vdiq teksa vuante tmerrësisht prej saj. Populli nuk dogji bimë aromatike për të, si kishte bërë për paraardhësit e tij.+ 20 Ai ishte 32 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 8 vjet në Jerusalem. Askujt s’i erdhi keq për vdekjen e tij. Kështu e varrosën në Qytetin e Davidit,+ por jo në varret e mbretërve.+
-