-
Ligji i përtërirë 3:13-16Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
13 Pjesën tjetër të Galadit dhe tërë Bashanin e mbretërisë së Ogut ia dhashë gjysmës së fisit të Manaseut.+ Tërë rajoni i Argobit në Bashan njihej si vendi i refaimëve.
14 Jairi,+ biri i Manaseut, mori gjithë rajonin e Argobit+ deri në kufi me geshuritët dhe makathitët.+ Atyre fshatrave të Bashanit u vuri emrin e tij Havot-Jair,*+ dhe kështu quhen edhe sot. 15 Makirit i dhashë Galadin.+ 16 Rubenitëve dhe gaditëve+ u dhashë nga Galadi deri në luginën e Arnonit, me mesin e luginës si kufi, e deri në luginën e Jabokut,* që është kufiri i amonitëve,
-
-
Ligji i përtërirë 28:63Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
63 Ashtu siç kënaqej dikur Jehovai kur të begatonte e të shumonte, po njësoj Jehovai do të kënaqet kur të të shkatërrojë e të të shfarosë. Kanë për të të shkulur me rrënjë nga vendi që së shpejti do të shtiesh në dorë.
-
-
Josiu 13:8-12Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
8 Gjysma tjetër e fisit të Manaseut, bashkë me rubenitët dhe gaditët, morën si trashëgimi vendin që u dha Moisiu në anën lindore të Jordanit, siç ua kishte dhënë Moisiu, shërbëtori i Jehovait:+ 9 nga Aroeri,+ që është buzë luginës së Arnonit,*+ duke përfshirë edhe qytetin që është në mes të luginës dhe tërë rrafshnaltën* e Medebës deri në Dibon; 10 tërë qytetet e Sihonit, mbretit të amoritëve, i cili mbretëronte në Heshbon, deri në kufi me amonitët;+ 11 gjithashtu Galadin dhe territorin e geshuritëve, të makathitëve,+ tërë malin e Hermonit dhe tërë Bashanin+ deri në Salekah;+ 12 tërë mbretërinë e Ogut në Bashan, i cili mbretëronte në Ashtarot e në Edrei. (Ogu ishte një nga të fundit e refaimëve.)+ Moisiu i mundi ata dhe i dëboi.*+
-