-
1 Mbretërve 12:28-30Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
28 Pasi u këshillua, mbreti bëri dy viça prej ari+ dhe i tha popullit: «Mos u lodhni të ngjiteni deri në Jerusalem. O Izrael, ja ku është Perëndia yt që të nxori nga vendi i Egjiptit.»+ 29 Pastaj njërin e vuri në Bethel,+ kurse tjetrin në Dan.+ 30 Kjo bëri që populli të mëkatonte;+ populli shkonte deri në Dan që të adhuronte atje viçin prej ari.
-
-
1 Mbretërve 21:25, 26Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
25 Po, nuk ka pasur asnjë si Akabi,+ i cili ishte kaq i vendosur* të bënte atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, i nxitur nga e shoqja, Jezebela.+ 26 Ai veproi në mënyrën më të neveritshme të mundshme duke shkuar pas idhujve të pështirë,* siç kishin bërë amoritët, të cilët Jehovai i dëboi për izraelitët.’»+
-