32 Prandaj, kështu thotë Jehovai për mbretin e Asirisë:+
‘Ai nuk do të hyjë në këtë qytet+
as do ta qëllojë me shigjeta,
as do t’i dalë përpara me mburoja
dhe as do të ngrejë një ledh rrethues kundër tij.+
33 Ai do të kthehet andej nga erdhi;
nuk do të hyjë në këtë qytet,—shpall Jehovai.
34 Unë do ta mbroj këtë qytet+ dhe do ta shpëtoj për hir të emrit tim+
dhe për hir të Davidit, shërbëtorit tim.’»+