-
Isaia 37:14-20Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
14 Hezekia i mori letrat nga dora e lajmëtarëve dhe i lexoi. Pas kësaj u ngjit në shtëpinë e Jehovait dhe i hapi letrat* para Jehovait.+ 15 Hezekia filloi t’i lutej Jehovait:+ 16 «O Jehova i ushtrive,+ Perëndia i Izraelit, që rri ulur në fron mbi kerubinët,* vetëm ti je Perëndia i vërtetë i gjithë mbretërive të tokës. Ti i ke bërë qiejt dhe tokën. 17 Kushto vëmendje, o Jehova, dhe dëgjo!+ Hapi sytë, o Jehova, dhe shiko!+ Dëgjoji tërë fjalët që ka dërguar Senakeribi për të sfiduar Perëndinë e gjallë!+ 18 Është e vërtetë, o Jehova, që mbretërit e Asirisë kanë shkretuar tërë vendet e tjera,+ si edhe vetë vendin e tyre. 19 Ata i dogjën në zjarr perënditë e tyre+ dhe arritën t’i shkatërronin, sepse nuk ishin perëndi, por vepër e duarve të njeriut,+ dru dhe gur. 20 Por tani, o Jehova, Perëndia ynë, na shpëto nga duart e tij, që tërë mbretëritë e tokës ta dinë se vetëm ti, o Jehova, je Perëndi.»+
-