12 Kur Jehovai të mbarojë punë me malin Sion dhe me Jerusalemin, Ai do ta ndëshkojë mbretin e Asirisë për paturpësinë e zemrës dhe për sytë e tij krenarë e arrogantë,+ 13 sepse ai thotë:
‘Do të veproj me fuqinë e dorës sime
dhe me mençurinë time, sepse jam i mençur.
Do t’ua heq popujve kufijtë+
dhe do t’ua zhvat thesaret,+
si një i fuqishëm do t’i nënshtroj banorët e tyre.+