14 Por tani mbretëria jote nuk do të zgjasë.+ Jehovai do të gjejë një njeri siç ia do zemra+ dhe Jehovai do ta caktojë si prijës të popullit të tij,+ sepse ti nuk iu binde urdhërimit të Jehovait.»+
27 Teksa Samueli po kthehej për të ikur, Sauli ia mbërtheu cepin e veshjes pa mëngë, por ajo u gris. 28 Atëherë Samueli i tha: «Sot Jehovai ka shkëputur nga ti sundimin mbretëror të Izraelit dhe do t’ia japë atë dikujt që është më i mirë se ti.+
3 Kështu tërë pleqtë e Izraelit u mblodhën te mbreti David në Hebron, ku bëri një besëlidhje me ta+ para Jehovait. Pastaj e mirosën* Davidin si mbret të Izraelit.+