7 Do të respektoj besëlidhjen mes meje e teje+ dhe pasardhësit* tënd, brez pas brezi, si një besëlidhje të përhershme, që të jem Perëndi për ty dhe për pasardhësin tënd.
6 sepse ti je një popull i shenjtë për Jehovain, Perëndinë tënd. Nga të gjithë popujt që janë mbi faqen e dheut, Jehovai, Perëndia yt, të zgjodhi ty që të bëhesh populli i tij, prona e tij e veçantë.*+
9 Ti e di mirë se Jehovai, Perëndia yt, është Perëndia i vërtetë, Perëndia besnik, që e respekton besëlidhjen e tij dhe u tregon dashuri besnike për mijëra breza atyre që e duan dhe zbatojnë urdhërimet e tij.+