-
1 Mbretërve 9:20, 21Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
20 Sa për të gjithë njerëzit që kishin mbetur nga amoritët, hititët, perezitët, hivitët dhe nga jebusitët,+ që nuk ishin pjesë e popullit të Izraelit,+ 21 pasardhësit që kishin mbetur në vend—pasardhësit e atyre që izraelitët nuk kishin mundur t’i shfarosnin—Solomoni i rekrutoi për të punuar si skllevër deri sot e kësaj dite.+
-
-
2 Kronikave 2:17, 18Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
17 Atëherë Solomoni regjistroi tërë burrat që ishin të huaj në vendin e Izraelit,+ siç kishte bërë i ati, Davidi,+ dhe dolën se ishin 153.600 veta. 18 Kështu, 70.000 prej tyre i caktoi si punëtorë të thjeshtë,* 80.000 si gurprerës+ në male, kurse 3.600 i caktoi si mbikëqyrës për t’i vënë njerëzit në punë.+
-