-
2 Mbretërve 22:14-20Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
14 Kështu prifti Hilkiah, Ahikami, Akbori, Shafani dhe Asajahu shkuan te profetesha Hulda.+ Ajo ishte gruaja e Shalumit, kujdestarit të rrobave, i cili ishte bir i Tikvahut, birit të Harhasit; banonte në Jerusalem, në Lagjen e Dytë. Ata folën me të+ 15 dhe ajo iu përgjigj: «Këtë ka thënë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “I thoni atij që ju ka dërguar tek unë: 16 ‘Kështu thotë Jehovai: “Ja, unë po sjell shkatërrimin mbi këtë vend dhe mbi banorët e tij, sipas të gjitha fjalëve të librit që ka lexuar+ mbreti i Judës. 17 Ngaqë më kanë braktisur dhe po u paraqitin tym blatimesh perëndive të tjera,+ për të më fyer me gjithë veprën e duarve të tyre,+ tërbimi im kundër këtij vendi do të ndizet dhe s’do të shuhet.”’+ 18 Por mbretit të Judës që ju ka dërguar për të kërkuar drejtimin e Jehovait, i thoni: ‘Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit, lidhur me fjalët që ke dëgjuar: 19 “Meqë t’u prek* zemra dhe u përule+ para Jehovait sapo dëgjove atë që kam thënë kundër këtij vendi e banorëve të tij—se do t’u binte një mallkim dhe se popujt do të llahtariseshin prej tyre—dhe shqeve rrobat+ e qave para meje, edhe unë të dëgjova,—thotë Jehovai.—20 Prandaj do të të bashkoj me paraardhësit e tu,* dhe ti ke për të shkuar në varr në paqe. Sytë e tu nuk do ta shohin gjithë shkatërrimin që do t’i sjell këtij vendi.”’”» Atëherë ata ia çuan përgjigjen mbretit.
-