-
Ezekieli 17:12-15Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
12 «Të lutem, thuaji kësaj shtëpie rebele: ‘Nuk e kuptoni ç’do të thotë kjo?’ Thuaj: ‘Ja, mbreti i Babilonisë erdhi në Jerusalem, kapi mbretin dhe princat, e i mori me vete në Babiloni.+ 13 Madje ai mori një nga pasardhësit* mbretërorë,+ bëri një besëlidhje me të dhe e vuri të betohej.+ Pastaj mori me vete edhe të parët e vendit,+ 14 që mbretëria të dobësohej e të mos ngrihej më dhe që ekzistenca e saj të varej nga respektimi i besëlidhjes.+ 15 Por në fund, mbreti* ngriti krye kundër tij*+ dhe dërgoi lajmëtarë në Egjipt që të merrte kuaj+ dhe një ushtri të madhe.+ A do t’ia dalë mbanë? A do t’i shpëtojë ndëshkimit ai që bën gjëra të tilla? A mund ta prishë një besëlidhje e të shpëtojë vallë?+
-