-
1 Mbretërve 22:9-12Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
9 Kështu mbreti i Izraelit thirri një zyrtar oborri dhe i tha: «Sill shpejt Mikajahun, birin e Imlahut.»+ 10 Mbreti i Izraelit dhe Jehozafati, mbreti i Judës, të veshur me rrobat e tyre mbretërore, ishin ulur secili në fronin e vet te lëmi* në hyrjen e portës së Samarisë dhe gjithë profetët profetizonin para tyre.+ 11 Atëherë Zedekia, biri i Kenanahut, bëri brirë prej hekuri dhe tha: «Kështu thotë Jehovai: ‘Me këta brirë do t’i godasësh* sirianët derisa t’i shfarosësh.’» 12 Gjithë profetët e tjerë profetizonin njëlloj: «Ngjitu në Ramot-Galad e do të kesh sukses, se Jehovai do ta japë atë në dorë të mbretit.»
-