17 Pas vdekjes së Jehojadës, princat e Judës erdhën e u përkulën para mbretit, dhe mbreti i dëgjoi. 18 Ata e braktisën shtëpinë e Jehovait, Perëndisë së paraardhësve të tyre, dhe filluan t’u shërbenin shtyllave të shenjta e idhujve, prandaj Perëndia u zemërua me Judën dhe Jerusalemin.