-
Levitiku 13:45, 46Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
45 Kurse i lebrosuri që ka sëmundjen, duhet të mbajë rroba të grisura dhe kokën të pakrehur. Ai duhet të mbulojë mustaqet me një napë dhe të thërrasë: ‘I papastër! I papastër!’ 46 Gjatë gjithë kohës që do të ketë sëmundjen, ai do të jetë i papastër. Ngaqë është i papastër, duhet të jetojë i izoluar dhe vendbanimi i tij do të jetë jashtë kampit.+
-
-
Numrat 12:14, 15Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
14 Jehovai iu përgjigj Moisiut: «Po ta kishte pështyrë i ati në fytyrë, a nuk do të ishte e poshtëruar për shtatë ditë? Le të vihet shtatë ditë në karantinë jashtë kampit,+ e pastaj le të futet përsëri.» 15 Kështu, Miriamin e vunë për shtatë ditë në karantinë jashtë kampit.+ Populli nuk e mblodhi kampin e nuk u nis derisa Miriami u fut përsëri.
-