-
2 Mbretërve 16:10-13Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
10 Më pas, mbreti Akaz shkoi të takonte Tiglath-Pileserin, mbretin e Asirisë, në Damask. Kur pa altarin që ndodhej në Damask, mbreti Akaz i dërgoi priftit Urijah një skicë me të gjitha hollësitë e punimit të tij.+ 11 Prifti Urijah+ e ndërtoi altarin+ sipas gjithë udhëzimeve që kishte dërguar mbreti Akaz nga Damasku. Ai e përfundoi para se mbreti Akaz të kthehej që andej. 12 Kur u kthye nga Damasku dhe pa altarin, mbreti iu afrua e bëri blatime mbi të.+ 13 Ai paraqiti tymin e blatimeve të tij të djegura dhe të blatimeve në drithë; gjithashtu derdhi blatimet në pije dhe e spërkati altarin me gjakun e flijimeve të tij në bashkësi.
-