-
2 Kronikave 36:22, 23Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
22 Në vitin e parë të mbretit Kir+ të Persisë, që të përmbushej fjala e Jehovait e thënë me anë të Jeremisë,+ Jehovai nxiti* mbretin Kir të Persisë që të nxirrte në gjithë mbretërinë e tij një shpallje, madje edhe me shkrim,+ ku thuhej: 23 «Kështu thotë Kiri, mbreti i Persisë: ‘Jehovai, Perëndia i qiejve, më ka dhënë gjithë mbretëritë e tokës+ dhe më ka ngarkuar që t’i ndërtoj një shtëpi në Jerusalem të Judës.+ Kush mes jush bën pjesë në popullin e tij? Perëndia Jehova qoftë me ju! Shkoni, pra, në Jerusalem.’»+
-
-
Ezdra 1:1-3Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
1 Në vitin e parë të mbretit Kir+ të Persisë, që të përmbushej fjala e Jehovait e thënë nëpërmjet Jeremisë,+ Jehovai nxiti* mbretin Kir të Persisë që të nxirrte në gjithë mbretërinë e tij një shpallje, madje edhe me shkrim,+ ku thuhej:
2 «Kështu thotë Kiri, mbreti i Persisë: ‘Jehovai, Perëndia i qiejve, më ka dhënë gjithë mbretëritë e tokës+ dhe më ka ngarkuar që t’i ndërtoj një shtëpi në Jerusalem+ të Judës. 3 Kush mes jush bën pjesë në popullin e tij? Perëndia qoftë me ju! Shkoni, pra, në Jerusalem të Judës dhe rindërtoni shtëpinë e Jehovait, Perëndisë së Izraelit, Perëndisë së vërtetë, shtëpia e të cilit ishte në Jerusalem.*
-