3Kryeprifti Eliashib+ dhe vëllezërit e tij, priftërinjtë, u ngritën që të rindërtonin Portën e Deleve;+ e shenjtëruan*+ dhe i vunë dyert. Pjesa e shenjtëruar arrinte deri te Kulla e Meahut+ dhe deri te Kulla e Hananelit.+
6 Jojadai, bir i Paseahut, dhe Meshulami, bir i Besodejahut, meremetuan Portën e Qytetit të Vjetër;+ ata i bënë kasën dhe pastaj i vunë dyert, bravat e shulat.
13 Hanuni dhe banorët e Zanoahut+ meremetuan Portën e Luginës;+ ata e rindërtuan dhe pastaj i vunë dyert, bravat e shulat. Meremetuan edhe 1.000 kute* mur deri te Porta e Togjeve të Hirit.+