-
Nehemia 10:28, 29Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
28 Pjesa tjetër e popullit—priftërinjtë, levitët, derëtarët, këngëtarët, shërbëtorët e tempullit* dhe të gjithë ata që u ndanë nga popujt e vendeve përreth për të zbatuar Ligjin e Perëndisë së vërtetë,+ si edhe gratë, bijtë dhe bijat e tyre, të gjithë ata që e dinin dhe e kuptonin* ç’ishte një betim—29 u bashkuan me vëllezërit e tyre, pra, me burrat e shquar, dhe u betuan se do të ecnin sipas Ligjit të Perëndisë së vërtetë, që ishte dhënë nëpërmjet Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë së vërtetë, dhe se do të zbatonin me kujdes gjithë urdhërimet e Jehovait, Zotërisë tonë, vendimet e tij gjyqësore dhe rregullat e tij, përndryshe do të ishin të mallkuar.
-