7Pas këtyre gjërave, gjatë mbretërimit të Artakserksit,+ mbretit të Persisë, Ezdra*+ u kthye. Ai ishte bir i Serajahut,+ bir i Azariahut, bir i Hilkiahut,+
6 Ky ishte Ezdra që erdhi nga Babilonia. Ai ishte një kopist* që e njihte mirë Ligjin e Moisiut,*+ të cilin e kishte dhënë Jehovai, Perëndia i Izraelit. Mbreti i dha çdo gjë që kërkoi, sepse me të ishte dora e Jehovait, Perëndisë së tij.