28 Mos u mrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë në varre,* do ta dëgjojnë zërin e tij+29 dhe do të dalin: ata që bënë gjëra të mira, në një ringjallje jete, ata që bënë* gjëra të poshtra, në një ringjallje gjykimi.*+
43 Pasi tha këto fjalë, ai thirri me zë të lartë: «Lazar, eja jashtë!»+44 Lazari, që kishte qenë i vdekur, doli me këmbët dhe duart të lidhura me fasha, kurse fytyrën e kishte të mbështjellë me napë. Jezui u tha: «Zgjidheni dhe lëreni të lirë.»