7 I bekuar është ai që ka besim te Jehovai,
që e sheh Jehovain si sigurinë e vet.+
8 Ai do të bëhet si një pemë e mbjellë pranë ujërave,
që i lëshon rrënjët pranë rrjedhës së ujit.
Kur të vijë të nxehtët, nuk do ta ndiejë,
përkundrazi gjethnajën do ta ketë gjithmonë të dendur.+
Në vitin e thatësirës, nuk do ta zërë ankthi
e do të japë vazhdimisht fryt.