-
Ligji i përtërirë 6:1, 2Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
6 Këto, pra, janë urdhërimet, rregullat dhe ligjet që Jehovai, Perëndia yt, të ka dhënë për të të mësuar, me qëllim që t’i zbatosh në vendin ku po shkon për ta shtënë në dorë, 2 që të kesh nderim të thellë për Jehovain,* Perëndinë tënd, e t’i respektosh tërë ligjet dhe urdhërimet e tij që po të jap ty, birit dhe nipit tënd,+ për sa ditë të kesh jetë, e kështu do të jetosh gjatë.+
-
-
Ligji i përtërirë 30:19, 20Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
19 Unë marr sot si dëshmitarë kundër jush qiellin dhe tokën, se ju kam vënë përpara jetën dhe vdekjen, bekimin dhe mallkimin.+ Zgjidhni jetën, që të jetoni+ ju dhe pasardhësit tuaj,+ 20 duke dashur Jehovain, Perëndinë tuaj,+ duke dëgjuar zërin e tij e duke u lidhur ngushtë me të,+ pasi ai është jeta juaj, dhe falë tij do të jetoni gjatë në vendin që Jehovai u betua t’ua jepte paraardhësve tuaj, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.»+
-
-
1 Pjetrit 3:10-12Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
10 Prandaj, «ai që e do jetën dhe dëshiron të shohë ditë të bardha, duhet ta mbajë nën fre gjuhën për të mos folur keq,+ dhe buzët, për të mos mashtruar. 11 Të largohet nga e keqja+ dhe të bëjë të mirën,+ të kërkojë udhën e paqes dhe ta ndjekë,+ 12 sepse Jehovai* i mban sytë mbi të drejtët dhe veshët te përgjërimi i tyre,+ por Jehovai* e kthen fytyrën kundër atyre që bëjnë të këqija».+
-