-
1 Samuelit 2:22-25Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
22 Tani Eliu, që ishte shumë i moshuar, kishte dëgjuar për tërë ato që djemtë e tij bënin+ ndaj gjithë Izraelit, si dhe që kryenin marrëdhënie me gratë që shërbenin në hyrjen e tendës së takimit.*+ 23 Prandaj ai u thoshte: «Pse vazhdoni të bëni gjëra të tilla? Se gjërat që po dëgjoj për ju nga tërë populli, janë të këqija. 24 Mos, bijtë e mi! Fjalët që po dëgjoj të qarkullojnë mes popullit të Jehovait, nuk janë të mira. 25 Nëse një njeri mëkaton kundër një tjetri, dikush mund t’i lutet Jehovait për të,* por nëse një njeri mëkaton kundër Jehovait,+ kush mund të lutet për të?» Megjithatë, ata nuk pranonin ta dëgjonin të atin, sepse Jehovai kishte vendosur që ata të vdisnin.+
-
-
2 Kronikave 36:15, 16Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
15 Jehovai, Perëndia i paraardhësve të tyre, vazhdoi t’u dërgonte paralajmërime me anë të lajmëtarëve të tij; i paralajmëronte herë pas here, sepse i dhimbsej populli i tij dhe banesa e vet. 16 Por ata talleshin gjithnjë me lajmëtarët e Perëndisë së vërtetë,+ i përbuznin fjalët e tij+ dhe i vinin në lojë profetët,+ deri kur tërbimi i Jehovait u derdh kundër popullit të vet,+ aq sa nuk kishte shërim.
-